Real Madrid transferon ish-yllin e Barcelonës?

116
SHARE

Real Madridi vazhdon të jetë aktiv edhe më tutje në këtë merkato.

Para dy dite zyrtarizoi Thibaut Courtois, si gardianin e ri të portës, derisa nuk e ka ndërmend të ndalet edhe më tutje, shkruan GazetaBlic.

Florentino Perez ka vazhduar të kërkoi lojtarë të ndryshëm në tregun e transferimeve. Synimi i rradhës i kampionit aktual evropian është mesfushori i Bayernit, Thiago Alcantara.

Sipas të gjitha gjasave, fantazisti Luka Modric do të largohet nga Santiago Bernabeo, andaj “Los Blancos” paraprakisht po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin ideal të tyre.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, marrëveshja gjermano-spanjolle mund të përmbyllet për 50 milionë euro.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka të re lidhur në këtë drejtim, ndërsa ne do t’iu mbajmë të inofrmuar në kohë reale për ç’do ndryshim të mundshëm.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.