Real Madrid arrin akordin me Hazard, por Chelsea kërkon një shifër të frikshme

55
SHARE

Real Madridi dhe Eden Hazard kanë arritur një marrëveshje për ardhjen e belgut në verën e vitit 2019. Ylli i Bluve të Londrës ka një kontratë deri në vitin 2020 me klubin anglez, por nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën.

Skuadra e Sarrit nuk e gatshme për ta lënë të lirë pa shifrën e 170 milionë eurove, një shumë që duket e vështirë që të paguhet nga madrilenët kur Hazard i mbeten vetëm një vit në kontratë. Reali kërkon që të përfshijë në marrëveshje edhe Mateo Kovacic, i cili për momentin është i huazuar në Londër.

Hazard gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Realin, por Chelsea nuk e lejoi që të largohej në verën e fundit, një vendim që u prit pa shumë zhurmë edhe nga belgu. Chelsea i ka ofruar një zgjatje të kontratës me 17.5 milionë euro në sezon, por futbollisti duket se nuk ka ndërmend që ta nënshkruajë pasi kërkon të kalojë në “Santiago Bernabeo”. /Koha Jone/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.