Real, Barça dhe PSG, të gjithë pas Mohamed Salah

37
SHARE

Gjigantët evropianë janë duke i përgatitur ofertat për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, të cilat pritet ta tejkalojnë shumën që Paris Saint-Germain e pagoi për transferimin e Neymarin verën e kaluar, raporton The Sun.

Real Madridi, Barcelona dhe PSG-ja janë duke e ndjekur egjiptianin dhe besojnë se pasi Liverpool dështoi ta mbante Coutinhon, edhe Salah është i arritshëm për ta.

Ato megjithatë e dinë se do t’iu duhet shumë për ta bindur atë ta braktisë “Anfield”, prandaj janë të gatshme të ofrojnë 227 milionë euro për të, duke e tejkaluar shumën që PSG e pagoi vjet për Neymarin në vlerë 222 milionë euro.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.