Reagon Xhaka në Instagram: “Moj serbi rrjetën ta shpova…”

60
SHARE

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin padyshim heronjtë e triumfit të Zvicrës ndaj Serbisë. Xhaka realizoi nëpërmjet një gjuajtje potente golin e barazimit në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri gjeti golin e fitores në fundin e ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, i emocionuar nga fitorja Xhaka ka shpërndarë një foto në “Insta Story”, ky shruheh: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.