Rabiot refuzon rinovimin dhe rrezikon një vit mos lojë

58
SHARE

Kontrata aktuale e mesfushorit Adrien Rabiot skadon në fund të sezonit dhe PSG po mendon t’i lidhë një kontratë të re.

Mirëpo sipas L’Equipe, oferta në tavolinë e klubit është refuzuar menjëherë nga Rabiot, i cili ende po vëzhgohet nga Barcelona, transmeton Transferimet.net.

Mirëpo ekziston një rrezik i madh për lojtarin. Nëse nuk e firmosë kontratën e re, francezi mund të dënohet me një vit moslojë meqë lojtari ka edhe një vit kontratë me parisienët.

Sipas të përditshmes franceze, drejtori sportiv Antero Henrique praktikon ‘metoda të shpejta’ në situata si kjo me Rabiot dhe do të kërkojë një zgjidhje.

Rabiot ishte pjesë e një situate kontraverse vetëm disa muaj më parë kur ai refuzoi të jetë pjesë e listës së rezervistëve të Francës në skuadrën e tyre për Botëror.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.