Putin nuk njeh falje, plas në burg dy futbollistët rusë!

64
SHARE

I ke të gjitha, por të mungon kryesorja: logjika! 27 dhe 30 vjeç. Dy djem, që arritën ta kthejnë dashurinë e tyre – futbollin – në një punë.

Por që, me shumë mundësi, kanë flakur gjithçka. Protagonistët, tashmë, i njohim të gjithë: Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamaev.

Rrezikojnë shtatë vite burg dhe skualifikim përjetë. Dhe, në pritje të procesit përfundimtar, do të qëndrojnë pas hekurave për dy muaj, edhe pse kanë vendosur ta apelojnë dënimin.

Miq të ngushtë, por bashkë kanë bërë një gabim të madh. Të godasin me grushte dhe karrige një funksionar të Ministrisë së Tregtistë ruse. Diçka e papranueshme, sidomos nëse në mes është Vladimir Putin.

Mamaev, më pas, u prezantua menjëherë në polici. Shoku i tij vendosi arratisjen, për t’u dorëzuar në një moment të dytë. Burg për 48 orë, fanella të tërhequra nga dyqanet e Zenit dhe Krasnodar. Lutjet e familjarëve dhe pyetësori në orët e para të mëngjesit.

Sulmuesi i Zenit, Kokorin, në ndryshim nga shoku i tij Mamaev, vendosi të sfidojë të gjithë. Edhe gjatë marrjes në pyetje, përpara kamerave dhe prokurorit, qeshte dhe nuk u duk aspak i penduar.

Megjithatë, pranoi sjelljen… “Më vjen turp për sjelljen time të pahijshme. i kërkoj falje tifozëve, fansave dhe klubit. U solla në mënyrë të pashpjegueshme, do të bëj çmos për të merituar faljen. Ju lutem, mos më privoni lirinë”.

“Nuk kam ndër mend që të fshihem, jam gati të ndihmoj në hetime, të dorëzoj pasaportën time të huaj. Dua të kërkoj ndjesë publikisht”. Këto kanë qenë fjalët e Mamaev. Të dy, pra, do të qëndrojnë pas hekurave për dy muaj. E gjitha sepse të dy janë rrezik publik tashmë dhe nuk mund të lihen të lirë./Telesport/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.