PSG vendos rekord, shënon fitoren e 12 me radhë

17
SHARE

Paris Saint Germain ka mposhtur skuadrën e Lille me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 12-të në Ligue 1 të Francës, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Paris Saint Germain bëhet skuadra e parë në top 5 ligat e futbolli evropian që fiton 12 ndeshjet e para të sezonit.

Golat në këtë takim u realizuan nga dyshja e mrekullueshme Kylian Mbappe – Neymar.

Mbappe realizoi i pari në minutën e 70’, kurse Neymar vulosi fitoren në minutën 84’ të takimit (2:0).

Krejt çka mysafiret treguan ishte goli nga penalltia në minutën e 90′.

PSG tashmë numëron 36 pikë, e vetme në krye të tabelës së Ligue 1.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.