PSG “trullos” Ajax me 75 milionë euro, gati t’i marrë supertalentin 21-vjeçar

19
SHARE

Me një ofertë milionere, PSG ka arritur një marrëveshje me Ajax për transferimin e Frenkie De Jong, sipas “De Telegraaf”. Mesfushori i ri i talentuar, që kërkohet nga gjysma e klubeve të Europës, ka lindur në vitin 1997.

Vendimtare në këtë transferim duket se do të jetë fushata e Antero Henrique dhe Maxwell. Ky i fundit është ish-lojtar i Ajax dhe tani menaxher i PSG, ndaj është takuar edhe me agjentin e lojtarit, Marc Overmars.

Vetë Overmars pranoi takimin me përfaqësuesit e PSG-së, duke mohuar se kanë arritur një marrëveshje. Por, në vend të kësaj, “De Telegraaf” shkruan se dy klubet e kanë gjetur marrëveshjen mbi bazën e 75 milionë eurove.

De Jong, megjithatë, duhet të mbetet te Ajax deri në fund të sezonit. Në Paris mund të transferohet në qershor, kur, ndoshta, do të marrë përsipër të zëvendësojë Rabiot. Ky i fundit nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën, që i mbaron me PSG.

Kampionët francezë parakaluan Manchester City për këtë futbollist, me anglezët që kanë kushtëzime nga “Fair Play Financiar”, ndërsa Barcelona nuk ishte në gjendje për të kënaqur kërkesat financiare të Ajax.

Pra, e ardhmja e De Jong, me pak surpriza të bujshme, do të jetë në Paris, ku do të bashkohet me Kylian Mbappe, i cili e ka rekomanduar fort blerjen e holandezit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.