PSG shfaq interesim për yllin e Dortmund

47
SHARE

Paris Saint-Germain janë shumë të interesuar për transferimin e talentit anglez Jadon Sancho nga Borussia Dortmund, mëson “Sky Sports News”.

Kampioni francez është duke e monitoruar nga afër talentin premtues anglez, i cili po vazhdon të impresionojë në Bundesligën gjermane, transmeton Transferimet.net.

Klubet nga Premier League si Manchester United dhe Arsenal thuhet se janë gjithashtu të interesuar për 18 vjeçarin, kurse trajneri i Manchester City, Pep Guardiola javë më parë mohoi mundësinë e ri-transferimit të tij.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.