Princi i Arabisë dëshiron të blejë klubin e madh Championsit!

268
SHARE

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dëshiron të bëhet me skuadër në Premierligë për të rivalizuar sheikun nga lindja e mesme që ka në drejtim Manchester Cityn.

Sipas mediave angleze, princi saudit është duke kërkuar të blejë skuadrën më të shtrejtë në botë, Manchester United.

Ai është një nga personat e rrallë që mund të paguaj shumën prej 3 miliardë eurosh, aq sa vlerësohet marka e United.

Megjithatë familja Glazer e ka përsëritur disa herë që nuk dëshiron të shesë klubin më të trofeshëm të Premierligës.

Avram Glazer do të jetë i pranishëm javën e ardhshme në Arabi Saudite ku do të marrë pjesë në një konferencë ekonomike.

Ai do të takohet edhe me princin, ku mund edhe të bisedojnë rreth klubit të Manchester United.

© SYRI.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.