Prezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohet

175
SHARE

Kërko
TeleSport
TeleSport
SERIA APrezantohet Bonucci: Milan ishte një gabim, këtu fitohetDenis Hakanaj nga Denis Hakanaj 10 Gusht, 2018

Leonardo Bonucci ka zhvilluar konferencën për shtyp të prezantimit tek Juventus. “Jam entuziast që jam kthyer. E kam bërë sepse më mungonte shtëpia. Falënderoj Juventus-in, trajnerin, menaxherin tim dhe Milan-in, që më kanë lejuar të jem këtu sot për të nisur këtë rrugëtim të ri. Viti i kaluar te Milan më ka dhënë shumë në aspektin njerëzor, por më ka hequr fitoret. Këtu ka organizim dhe fitohet”, kanë qenë fjalët e para të mbrojtësit italian.

Në lidhje me vendimin për të shkuar te Milan: “Ka qenë një vendim i marrë në një moment zemërimi, nuk ka qenë ai i duhuri.

Cristiano Ronaldo? Është mirë që e kemi në ekip, duke parë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara…”.

“Nëse do të përballemi përsëri me Real-in, ndeshja nuk do të fillojë 1-0 për ata. Të stërvitesh me atë është një stimul për të gjithë, është një nga ata që nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithmonë i përqendruar.

Kam fatin që jam kthyer tek Juventus dhe të kem lojtarë me të vërtetë të fortë në krahun tim”, ka thënë Bonucci

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.