Prapaskena/ Kovac kërkoi këta dy lojtarë në verë, por Bayerni i refuzoi

135
SHARE

Bayerni i Mynihut po kalon momentin më të vështirë të sezonit, teksa mban vendin e 6-të në renditje pas humbjes së fundit në shtëpi 0-3 ndaj Gladbahut. Gazeta ”Sport Bild” shkruan se trajneri Niko Kovac ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit për transferimet që kërkonte.

Karl-Heinz Rummenigge dhe Presidenti Uli Hoeneß nuk i plotësuan dëshirat trajnerit, duke i cilësuar si futbollistë jo në nivelin e Bayernit. Trajneri kërkoi afrimin e sulmuesit të Frankfurtit Ante Rebic dhe lojtarit të Hoffenheim, Kevin Vogt.

Në situatën aktuale Rebic do të ishte asi nën mëngë për trajnerin Kovac duke parë rendimentin e Robben dhe Ribery nga krahët, ndërkohë që Vogt mund të luajë në disa pozicione.

Në vend të blerjeve, Bayerni zgjodhi që të bënte vetëm shitje duke larguar Vidal, Rudy dhe Bernat./Koha Jone/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.