Portieri i “tripletës” me Interin i thotë lamtumirë futbollit

29
SHARE

Shumë lot, përqafime, duartrokitje dhe emocione kanë shoqëruar sot largimin nga sporti të portierit Julio Cesar, që në moshën 38-vjeçare vendos t’i thotë lamtumirë futbollit. Në stadiumin “Maracana”, ish-portieri i “tripletës” me Interin në vitin 2010, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me ekipin e Flamengos, duke mundur 2-0 rivalët e America.

Ka qarë shumë këtë javë”, ka thënë djali i portierit, që në fund të ndeshjes është ulur në gjunjë para fansave të Flamengos, me duart e ngritura drejt qiellit. Në karrierën e tij, 38-vjeçari Julio Cesar ka fituar “tripletën” e famshme me Interin në sezonin 2009-2010, nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, shkruan portali Transferimet.net

Image result for Julio Cesar

Por në Itali ka fituar edhe 4 tituj të tjerë kampione, 3 Kupa të Italisë, 3 Superkupa, 3 tituj në Portugali me Benfikën, dy Kupa të Ligës portugeze, një Kupë dhe një Superkupë në Portgugali. Me kombëtaren braziliane ai fitoi një Kupë të Amerikës dhe dy Conferations Cup. Julio Cesar u rikthye te Flamengo në janar të këtijk viti për të mbyllur karrierën te skuadra ku nisi të luajë 21 vit më parë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.