Pogba sulmon sërish Mourinhon: Po fola, do të më ndëshkojnë!

33
SHARE

Paul Pogba ka shumë për të thënë për marrëdhëniet e tij të tensionuara me Jose Mourinhos, por rezervohet me pak fjalë, por që bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar pikërisht trajnerin portugez.

“Kur një futbollist përzgjidhet për të luajtur, sigurisht që është i lumtur. Kur gjendja shpirtërore është e mirë, edhe performancat në fushë janë më pozitive. Kjo është e gjitha çka mund të them. Unë jam i njëjti Pogba që luajti në Botëror. Sigurisht që skuadrat janë të ndryshme. Vazhdoj ta dashuroj futbollin dhe të jap më të mirën time. Nëse nuk je i lumtur me atë që bën, nuk arrin ta bësh mirë.”

I pyetur nëse tani është i lumtur te Manchester United, 25-vjeçari i përgjigj:

“Janë disa gjëra që nuk mund t’i them, sepse, po e bëra, do të më ndëshkojnë”.

Pas fitores me Leicesterin, Mourinho në shenjë pajtimi e përkufizoi Pogabë një “moster” në fushë, por duket qartë se marrëdhënia mes të dyve do të jetë e vështirë të rikuperohet.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.