Pogba: Falënderoj tifozët e Juve-s, ja çfarë na dha fitoren në fund

24
SHARE

Paul Pogba ka falënderuar tifozët e Juventus për mikpritjen. Ish-mesfushori bardhezi është trajtuar mirë në rikthimin e tij në Allianz.

“Jam i lumtur për fitoren, ishte shumë e rëndësishme,” shprehet Pogba për BT Sport pas fitores 2-1.

“Tifozët ishin shumë mikpritës dhe e vlerësoj. Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, por tre pikët janë më të rëndësishmit.

“Festova për golin e dytë, ishte e çuditshme pasi u prek nga shumë lojtarë përpara se të shkonte në rrjetë.

“Po luanim mirë së bashku deri në fund. Kishim më shumë frymë në minutat e fundit dhe ajo na mundësoi ta përmbysnim rezultatin.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.