Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko ftojnë Modric tek Interi me një foto

49
SHARE

Ivan Perisic ka gjetur një mënyrë interesante për të ftuar tek Interi bashkëkombësin e tij, Luka Modric. Mesfushori kroat është mundur që të ndihmojë zikaltërit, duke i bërë “tagg” Modricit në një postim të bërë në Instagram së bashku me dy kroatët tjerë Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Prisic i ka uruar mirëseardhjen Vrasaljkos te Interi, ai në të njëjtin postim ka bërë “tagg” Modricin, duke shtuar edhe përshkrimin “kush mungon?”. Mesfushori i Realit ka pëlqyer disa minuta më vonë postimin.

Dëshira e Perisic dhe tifozëve të Interit duke e parealizueshme, pasi sipas medieve në Spanjë, Modric ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid, pas takimit të mbajtur sot me presidentin Florentino Perez.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.