Pas supergolit, Solari befason me deklaratën për Iscon

23
SHARE

Real Madrid ka shkatërruar 6 me 1 Melillan në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Isco realizoi një supergol duke i mbyllur gojën kritikëve dhe trajnerit Solari që kohët e fundit e ka konsideruar lojtarin në një formë të dobët fizike.

Menjëherë pas ndeshjes, Santiago Solari ka folur për performancën e Iscos i cili për një kohë të gjatë është mbajtur në stolin rezervë.

“Jam shumë i lumtur për Iscon, është një lojtar i rëndësishëm për ne. Më vjen keq për mundësinë që humbi në pjesën e parë, do të ishte gol i bukur” ka thënë trajneri për “Marca”.

“Jam gjithashtu i lumtur për Asension,i cili realizoi dy gola, dhe për Vinicius JR gjithashtu” ishin fjalët e trajnerit Solari.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.