Pas ndeshjes ‘plas’ sherri, Mourinho hyn në fushë dhe bën këtë gjest ndaj Ronaldos

256
SHARE

Manchester United ka bërë përmbysjen e pabesueshme pasi brenda 4 minutash shënoi dy gola në shtëpi përballë Juventusit.

Por pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, ishte Jose Mourinho i cili nuk u përmbajt duke u futur në fushë për të provokuar tifozët vendas madje edhe Ronaldon.

Menjëherë pas gjestit, ka nisur edhe sherri ndërmjet dy palëve, ndërsa Bonucci i është afruar teknikut portugez duke i kërkuar llogari përse e bëri atë veprim i cili nxit tension.

Kujtojmë që Mourinho ka një inat të vjetër me Ronaldon i cili shënoi golin e vetëm për “Zonjën e vjetër”. Një festë që solli shumë reagime.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.