Orë tmerri/ Pas ndeshjes së Championsit, ‘yllit’ të Napolit i vendoset pistoleta në kokë

107
SHARE

Menjëherë pas ndeshjes në Champions League, sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik ka përjetuar momente tmerri pasi dy grabitës i kanë vendosur armën në kokë.

Sipas “Calciomercato”, polakut gjatë kthimit për në shtëpi i është bllokuar rruga dy grabitës me maska të cilët nën kërcënimin e armës i kanë marrë një orë “Roleks” me vlerë të konsiderueshme.

Qyteti i Napolit kohët e fundit është kthyer në një problem të madh për shkak të grabitjeve të shpeshta dhe pasigurisë në rrugë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi menjëherë pasi lojtari përfundoi ndeshjen kundër Liverpoolit të vlefshme për Champions League ku në minutat e fundit Insinje i dhuroi fitoren vendasve me rezultatin 1-0./Syri.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.