Optimizmi i Gattusos: Milani mund të rivalizojë me Juventusin

35
SHARE

Milani pësoi një humbje 3-1 me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, shprehet optimist për sezonin e ri, duke deklaruar se kuqezinjtë do të synojnë diçka më shumë se një vit më parë. Strategu deklaroi se Milani mund të rivalizojë edhe me Juventusin.

“Bëmë një paraqitje të mirë dhe skuadra u shpreh mirë në fushë, ndaj jam i kënaqur. Jemi përforcuar dhe shoh se diferenca mes nesh dhe Juve është ngushtuar ndjeshëm edhe pse bardhezinjtë janë para nesh.

Ardhja e Higuain nuk zgjidhë çdo problem, pasi i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Duhet të punojmë për të mos pësuar gola në minutat e fundit, siç ndodhi ndaj Real, që pësuam dy gola në minutat shtesë të secilës pjesë. Ky është një mëkat, pasi pa ato gola të pësuar në shtesë, do të kishim një rezultat tjetër”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.