“Ofertat e Bayern-it janë qesharake për lojtarët e Premier League”

123
SHARE

Nga ana financiare Premier League angleze është shumë përpara futbollit gjerman.

Julian Nagelsmann, trajneri i Hoffenheim, e sheh të rrezikshëm për Bundesliga-n këtë aspekt.

“Një 25-vjeçar, i cili ka luajtur te Manchester United, i duket qesharake oferta e Bayern Munich, pasi ai te Bayern do të fitonte gjysmën e asaj që do të fitonte në Angli,” shprehet 31-vjeçari për revostën Spielfeld.

Për të Bundesilga do ta ketë të vështirë të mbajë ritmin e klubeve angleze.

Por Naglesmann jep një zgjidhje interesante: “Duhet të zbulojmë lojtarët më përpara se të tjerët.

“Klubet kanë nevojë për trajnerë që t’i aktivizojnë këta lojtarë të rinj. Ky është modeli që ka Bundesliga.”

Nagelsmann do të transferohet te RB Leipzig në fund të sezonit

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.