Objektivi kryesor i Realit është ylli i Serie A

67
SHARE

Kampionët e Evropës pritet të përforcohen me një portier gjatë verës.

Real Madrid ka hedhur sytë tek portier i Romës, Allison, madje kanë bërë gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që klubit verdhekuq për të lënë të lirë portierin do t’i ofrojnë plot 60 milionë euro,“Los Blancos”, janë në kërkim të një portieri që ofron siguri për të ardhmen dhe duke parë që Allison po shkëlqen me Romën, kanë vendosur të heqin dorë nga David de Gea i Manchester United, i cili edhe ashtu kushton shumë shtrenjtë.

Në krahun tjetër drejtori sportiv i Romës, Monchi po përpiqet të bindë Allison të rinovojë kontratë teksa synon t’i përfshijë në marrëveshjen e re një klauzolë largimi shumë më të lartë për të shmangur interesimin e Realit, por përcaktuese do të jetë dëshira e brazilianit, i cili do të vendosë nëse do të shkojë në Bernabeu apo do të mbetet në Romë.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.