Nuk ishte e papritur, Barcelona zyrtarizon ‘shpërblimin’ për Messin

73
SHARE

Lionel Messi është emëruar si kapiteni i ri i Barcelonës, pas largimit të Andres Iniesta nga “Camp Nou”.

Argjentinasi, i cili tashmë e mban shiritin në krah edhe për kombëtaren e tij, zëvendëson në këtë rol Iniestën, pas lëvizjes së tij te Vissel Kobe (Japoni), në fund të sezonit 2017-2018.

Messi ka qenë zëvendëskapiten zyrtar i katalanasve që nga viti 2015, por tani do t’i udhëheqë kampionët e La Liga-s në baza të përhershme, me shiritin në krah.

Sergio Busquets merr përsipër të bëjë zëvendëskapitenin në vazhdim, ndërsa Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë bashkuar me ekipin e udhëheqjes, me katër persona.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.