Një serb veshi Dritën për Ligën e Kampionëve!

31
SHARE

Drita e Gjilanit u lavdërua shumë për kostumet e sotme, me të cilat mori rrugë për në Gjibraltar

Kampioni i Kosovës udhëtoi për të zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve, me kampionin e Andorës, Santa Coloma.

Fotoja e bërë para autobusit, të gjithë me costume të njëjta bëri bujë, duke marrë lëvdata klubi gjilanas.

Mirëpo, ku i bleu këto veshje klubi bardhekaltër?

Gazeta Olle ka siguruar emrin e shitësit, i cili është një serb, që ka butikun e tij në Gjilan. Kompania e tij quhet Krojaçki Salon Zoran.

Këtë e ka konfirmuar edhe një shitës shqiptar, i cili thotë se drejtuesit e klubit nuk u interesuan fare për të blerë kostumet tek butikët me pronar shqiptarë.

“Ata i blen kostumet tek një serb në Shillovë. As që kanë ardhur për të pyetur tek firma jonë, e cila është me traditë 30-vjeçare”, thotë Bekim Ukshini pwr “GazetaOlle.com”, pronar i firmës Meti Commerce në Gjilan.

“Përndryshe Drita është e jona dhe jo e individëve të pa përgjegjshëm, që janë në krye të klubit. Marre për këta individ, ku e kanë sjell gjendjen e Dritës”, shpreh mllefin e tij, Ukshini.

Gazeta Olle ka kërkuar përgjigje edhe nga shitësi serb, por nuk ka marrë përgjigje, derisa ka tentuar të kontaktojë edhe drejtuesit e Dritës.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.