“Neymar te Real Madridi”

162
SHARE

Neymar te Real Madrid. E ka thënë Rivaldo.

Ish-futbollisti i kombëtares së Brazilit, me rastin e një interviste dhënë për “Marca”, ka paralajmëruar rikthimin në Spanjë të bashkëkombasit të tij që luan te PSG, më specifikisht te Real Madrid.

Fjalët e ish-yllit të Barcelonës, nuk lënë hapësirë për interpretim.

“Për momentin duhet t’i besoj fjalës së tij, që do të qëndrojë te PSG, por nga ajo që did he nga komentet që dëgjoj, jam i prirur të mendoj se herët a vonë, do të përfundojë te Real Madrid”, deklaroi Rivaldo.

Natyrisht Rivaldo nuk i referohet merkatos aktuale, se sa një skenari futuristik.

“Duket e mundshme që ylli brazilian të qëndrojë në Francë të paktën edhe një tjetër vit. Gjithsesi, me një merkato kaq të çmendur, aq sa nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë ditë pas dite, ndaj gjithçka është e mundur deri në përfundimin e merkatos”, vijoi Neymar.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.