Në Basel po rritet një tjetër yll me mbiemrin Shaqiri

138
SHARE

Te klubi i futbollit Basel u rrit dhe u bë yll futbolli mesfushori i krahut, Xherdan Shaqiri. Te kjo skuadër është duke u rritur dhe në rrugë për t’u bërë yll një tjetër futbollist me mbiemrin Shaqiri.

Është Erijon Shaqiri që ditë më parë i mbushi 15 vjet. Ai luan për ekipin U-16 të Baselit në pozitën e sulmuesit qendror, shkruan sot Koha Ditore.

Ish-ylli i Baselit, tash i Stoke Cityt, Xherdani dhe Erijoni, ndonëse vijnë nga Komuna e Gjilanit, nuk kanë lidhje familjare.

Por synimi i Erijonit është që të arrijë nivelin e Xherdanit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.