Ndryshon renditja e golashënuesve në Ligën e Kampionëve

48
SHARE

Liga e Kampionëve ka një lider të ri në renditjen e golashënuesve.

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kryesore u zhvillua në ‘Wembley’, ku Barcelona mposhti 2:4 Tottenhamin.

Në këtë fitore të Barcelonës, Lionel Messi realizoi dy gola, për të çuar në pesë numrin e golave këtë sezon.

Me pesë gola, Messi prinë në listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke lënë pas Edin Dzekon, Neymarin dhe Paulo Dybalan me nga tri gola./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.