Nainggolan gati për Interin, ja në cilën sfidë do rikthehet të luajë

15
SHARE

Radja Nainggolan padyshim ka qenë një nga mungesat më të mëdha të skuadrës së Interit në ndeshjen me Barcelonën.

Lojtari mori një goditje në kavilje gjatë ndeshjes derbi me Milanin dhe u detyrua të lëri fushën e lojës për shkak dëmtimi.

Por tashmë duket se lojtari është rikuperuar me sukses dhe është shumë pranë rikthimit.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky” ku thuhet gjithashtu se skuadra nuk do ta rrezikojë lojtarin në ndeshjen me Genoan në fundjavë, por do ta aktivizojë për ndeshjen e kthimit me Barcelonën.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.