Mungoi në stërvitje për disa javë, klubi gjerman shkarkon sulmuesin anglez

107
SHARE

Wolfsburg ka shkarkuar sulmuesin anglez Kaylen Hinds pasi ky i fundit nuk ishte prezent në stërvitjet e klubit gjerman për disa javë. 20 vjeçari është tani futbollist i lirë pasi Wolfsburg përmes një deklarate konfirmoi largimin e Hinds nga klubi, transmeton Transferimet.net.

“VfL Wolfsburg ka ndarë rrugët me Kaylen Hinds,” shkruhet në komunikatë. “Klubi ka reaguar ndaj mungesës së paautorizuar të sulmuesit për disa javë duke shkëputur kontratën e tij me efekt të menjëhershëm. Nuk ka më kontratë të vlefshme pune ndërmjet Hinds dhe VfL.”

Keqardhje ka shprehur edhe drejtori sportiv Jorg Schmadtk për sulmuesin Hinds, i cili është produkt i akademisë së Arsenalit dhe iu bashkua Wolfsburg-ut në verën e vitit 2017 pa bërë asnjë paraqitje në Premier League për ‘Topçinjtë’. “Pavarësisht kërkesave të përsëritura, ai nuk ka përmbushur obligimet e kontratës,” ka thënë Schmatdke. “Ne nuk tolerojmë sjellje të tilla.”

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.