Muller: Lewandowski tregoi pse Bayerni nuk do ta lërë të largohet

16
SHARE

Thomas Muller thotë se Robert Lewandowski e tregoi vetë se pse Bayern Munich refuzoi ta shesë atë, duke iu referuar “hat-trick” të polakut në Superkupën e Gjermanisë, dielën.

E ardhmja e Lewandowskit ka qenë temë e spekulimeve të forta, me 29-vjeçarin që thuhet se ishte i prirur për një sfidë të re, duke bërë që disa të kritikojnë nivelin e tij të angazhimit.

Muller mendon se shfaqja e tij ndaj Eintracht Francfurt ishte përgjigja e përsosur dhe tregon pse Bayern Munich ka qenë i vendosur të refuzojë shitjen e sulmuesit të vet kryesor: “Kjo ishte një përgjigje e madhe prej tij ndaj kritikave.

Robert tregoi cilësinë e tij përsëri, edhe pse nuk duhet t’ia dëshmojë klasin askujt.

Thjesht duhet të shohim se ai është në 100 për qind dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne.

Prandaj, klubi nuk po e lë të largohet”.

Jeronim Boateng e humbi ndeshjen, ndërsa biseda vazhdon për një lëvizje të tij drejt PSG, por Muller nuk dëshiron që qendërmbrojtësi të largohet: “Kemi nevojë për Jerome.

Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Nëse është pa probleme lëndimesh, ka shumë pak mbrojtës në botë, që kanë cilësinë e tij”.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, vlerësoi gjithashtu performancën e Lewandowskit në dritën e pasigurisë për të ardhmen e tij: “Ai është një profesionist, ky ishte reagimi i duhur.

Kjo ishte ajo që dëshiroja që ai të bënte.

Kjo ishte saktësisht përgjigjia e duhur.

Lewandowski është, për mua, një nga më të mirët, nëse jo sulmuesi më i mirë në botë

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.