Mourinho: Lojtarët e United kishin frikë të luanin ndaj Brighton

44
SHARE

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka befasuar me deklaratën e tij pas fitores 2-0 që “djajtë e kuq” arritën ndaj Brighton në çerekfinalet e FA Cup.

Sipas portugezit, disa nga lojtarët e tij kishin frikë të luanin në këtë sfidë, ndaj dhe ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës. Kur u pyet se cilët lojtarë e zhgënjyen në këtë sfidë, ai shtoi: “Preferoj të them të kundërtën, lajmet e mira.

Matic ishte si një “ishull me personalitet dhe cilësi” në mesin e fushës. Ndërsa disa lojtarë kishin frikë të luanin. Unë mendoj se bëhet fjalë për një marrëdhënie mes personalitetit, besimit dhe klasit”, u shpreh trajneri Jose Mourinho.

“Kur dielli shkëlqen dhe ti fiton një ndeshje, të gjithë lojtarët duken të mirë në fushë. Kur është ftohtë dhe errësirë dhe ke një periudhë me rezultate të dobta, jo të gjithë lojtarët kanë këtë konfidencë dhe personalitet për të luajtur. Pa presion, ata nuk luajnë mirë. Çdo lojtar mund të luajë keq, nuk ndihet rehat për të luajtur, ndaj i kërkojnë trajnerit për ta zëvendësuar, këtë gjë e kuptoj”, u shpreh më tej trajneri portugez, që lëshoi mritika ndaj të riut Scott McTominay: “Ka bërë ndeshjen më të dobët që kur është me mua. Po ashtu edhe Luke Shaw. Unë dua një ekip agresiv në fushë”, u shpreh Jose Mourinho.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.