Mourinho befason të gjithë me deklaratën: Ja përse e bëra atë gjest

181
SHARE

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka folur pas fitores me përmbysje në sekondat e fundit ndaj Juventusit.

Në një prononcim për mediat italiane, “Special One” shpjegoi gjestin e tij në fund të ndeshjes që shkaktoi shumë polemika, shkruan SYRI.net.

“U fyeva për 90 minuta. Erdha këtu, bëra punën time, asgjë tjetër”, tha trajneri për Sky Sport italia.

“Nuk e fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk duhet ta bëja, nëse do isha gjakftohtë nuk do ta bëja, por e meritonin atë reagim pasi gjatë gjithë lojës ofenduan familjen time, Interin dhe personalisht mua”, shpjegoi ai.

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike, në nivelin tonë më të mirë. Erdhëm këtu, luajtëm si skuadër kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Manchester United fitoi 2-1 ndaj Juventusit.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.