Morata më në fund gjen golin, i siguron tre pikë Chelseat

14
SHARE

Chelsa ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Vidi me rezultatin minimal 1:0.

Duke filluar nga minuta e parë e për gjatë tërë takimit të përzgjedhuri e Maurizio Sarrit e dominuan ndeshjen.

Me gjithë dominimin e “bluve” pjesa e parë u mbyll pa gola.

Pjesa e dytë përsëri tregoi një Chelsea më kërkues dhe më të frikshëm. Inkuadrimi i Hazard në pjesën e dytë dha frytet e kërkuara.

Ishte minuta e 70’ kur spanjolli Alvaro Morata realizoi golin që vendosi takimin.

Ky gol erdhi pas asistimit të pranuar nga Willian.

Me këtë fitore, Chelsea prinë në grupin L, me 6 pikë në dy ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.