Momenti më i keq i Messit me Argjentinën: E gjeta në dhomën e zhveshjes duke qarë si fëmijë

32
SHARE

Lionel Messi e ka përjetuar momentin më të keq me fanellën e Argjentinës pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës në vitin 2016 nga Kili përmes penalltive.

Trajneri i fitnesit, Elvio Paolorosso, e ka përshkruar momentin më të vështirë si pas tij të kapiteni argjentinas menjëherë pas asaj humbje në finale, transmeton Gazeta Express.

“Dhoma e zhveshjes pas finales së Kupës së Amerikës ka qenë shumë e dhimbshme, por më e keqja erdhi pastaj”, tha ai.

“Në ora 2 të mëngjesit, shkova te dhoma e zhveshjes dhe e gjeta Messin të vetmuar, duke qarë si një fëmijë kur e humbë nënën e tij”.

“Ai ishte i tmerruar dhe askush nuk mundi ta konsultojë atë, Ia dhashë një përqafim dhe pastaj vajtuam së bashku”. /Gazeta Express/

Kjo finale për Messin ishte e vështirë sepse ishte e dyta e humbur me Argjentinën pas asaj të Kupës së Botës kundër Gjermanisë në vitin 2014 në Brazil. /Gazeta Express

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.