Moggi: Braziliani Ronaldo as që më kujtohet, ja kush e vendos sonte derbin

39
SHARE

Futbollin italian sonte në mbrëmje sjell derbin mes Juventusit dhe Interit, i cili gjithmonë ka prodhuar spektakël, emocione, luftë sportive dhe gola. Një ndër protagonistët nga viti 1994-2006, kur ka qenë drejtori sportiv i Juventusit, Lucciano Moggi ka folur në prag të ndeshjes.

“Do të jetë një ndeshje e luftuar. Nëse do të shohim renditjen, është e pamundur që të mos thuash Juventus favorite, por mendoj se ndeshja mund të mbyllet dhe në barazim. Interi shpreson shumë te forca e grupit, ndërkhë që Juventus ka individualitete: Ronaldo mbi të gjithë, por dhe Dybala me Mandzukic. Mendoj se diferencën do ta bëjë mbrojtja e Interit, aty do të vendoset ndeshja.

Ronaldo apo Icardi? Sinqerisht mendoj se nuk mund të ketë krahasim. Icrdi është një futbollist i shkëlqyer, por Ronaldo është fenomen.

Ronaldo fenomeni apo portugezi? Braziliani Ronaldo më kujtohet shumë pak, ju kërkoj ndjesë”, deklaroi Moggi. /Koha Jone/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.