Mjekët nuk arrinin të zbulonin nga i vinin dhimbjet, nëna i shpëtoi jetën Van Dijkut në vitin 2012

149
SHARE

Në fund, Virgil Van Dijk e ka shkruar historinë e futbollit.

Në vitin 2018 la Southamptonin për Liverpoolin, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori dhe në maj iu afrua një hap larg ngritjes së Champions-it me skuadrën e Kloppit.

Por, në Holandë jeta e tij ka kaluar mes peripecive. Kur luante te Groningeni, mbrojtësi rrezikoi seriozisht jetën dhe vetëm duke kaluar një sprovë të vështirë arriti të bëhet lojtari që është sot.

Viti i frikës së madhe ishte 2012. Van Dijk nisi të ndiejë një dhimbje në lartësinë e muskujve të barkut.

Për mjekët, shkaqet e problemit mbetën mister për një kohë të gjatë, derisa Virgil rrezikoi seriozisht jetën. Për ta shpëtuar mendoi një nga njerëzit e tij të dashur.

Pas një xhiroje tjetër pa përgjigje në një spital lokal, Van Dijk kthehet në shtëpi, por dhimbjet sa vinin dhe shtoheshin.

Nëna e shqetësuar e dërgoi në një tjetër ndërtesë të kujdesit shëndetësor dhe zgjedhja e saj rezultoi vendimtare, ashtu siç tregon sot trajneri i rezervave të Groningenit, Dik Lukien, në një intervistë për revistën “FourFourTwo”.

Futbollisti operoi me urgjencë apendicitin dhe pastroi një infeksion në veshka, pas së cilit qëndroi dy muaj larg fushe. Por pa ndërhyrjen e nënës ai nuk do të mund të kishte luajtur më futboll.

“Më kujtohet vetja i shtrirë në krevat. Gjithçka mund të shikoja ishin tuba rreth meje. Trupin e kisha të dërrmuar dhe nuk mund të bëja asgjë. Në një moment të tillë, në kokë të kalojnë mendimet më të këqija”, kujton 27-vjeçari.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.