Mirel Josa flet pas humbjes së Prishtinës

18
SHARE

Drita ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri të futbollit të Kosovës.

Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultat prej 2-1, ku “Intelektualët” treguan fytyrën e kampionit në pjesën e dytë.

Pas takimit ka folur trajneri i prishtinasve, Mirel Josa, i cili ka thënë se gabimet në mos konkretizim të rasteve, dhe shfrytëzimi të mundësive të Dritës, erdhi deri tek fitorja e gjilanasve.

“Kur gabon në shënimin e golave edhe kjo ndodh. Ne krijuam epërsi, megjithatë, Drita rriti cilësinë e lojës dhe arriti golin e barazimit”.

“Ne kishim raste të tjera me Khalid, por nuk arritën sërish të shënonim. Por, nuk dua të justifikoj skuadrën time, ekipi më i mirë fitoi”.

“Nuk është problem ambientimi i lojtarëve të transferuar, ne është dashur ta mbanim topin dhe ta dorëzonim te kundërshtari aq lehtë”, tha Josa, transmeton telegrafi.

Theksojmë se golashënues për Prishtinën ishte Gauthier Mankenda gjersa te ekipi fitues, Fidan Gërbeshi si dhe Betim Haxhimusa.

Theksojmë se kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën në futboll gjersa Prishtina deri më tani ka fituar nëntë sosh.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.