Milani paguan 35 milion euro për Kakanë e ri

66
SHARE

Pas tërheqjes së Barcelonës, Milani mposhti konkurrencën e Paris Saint-Germain sa i takon talentit të Flamengos, Lucas Paqueta, duke arritur kështu akordin me klubin brazilian për shumën e 35 milionë eurove plus bonuse.

21-vjeçari, i cili konsiderohet si Ricardo Kaka i ri, do të zhvillojë vizitat mjekësore gjatë kësaj jave në Brazil, që transferimi i tij te kuqezinjtë të bëhet që gjatë merkatos së janarit.

Lojtarit në “Milanello” i është garantuar e njëjta strategji që u ndoq edhe për përgatitjen dhe ambientimin e Ricardo Kakasë në fillimet e tij te kuqezinjtë.

© SYRI.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.