Milani barazon me Betis, por humbet tre lojtarë të tjerë

45
SHARE

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në duelin e katërt në fazën e grupeve në Europa League. Në “San Mames” ka qenë një mbrëmje e vështirë për kuqezinjtë, teksa u gjendën në disavantazh që në minutën e 13-të, pasi për spanjollët shënuan me Lo Celso.

Reagimi i Milanit vjen në pjesën e dytë me Susson, që shënon pas një goditje dënimi, duke u ndihmuar edhe nga shokët e tij. Gatusso humbi disa minuta më pas Musacchion, Calhanoglu dhe Kessie, teksa ky i fundit u dëmtua në shtesë dhe janë që të tre në rrezik për sfidën me Juventusin.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.