Tronditet Interi, Bayern Munich po ia merr yllin e madh

70
SHARE

Milan Skriniar është i gatshëm që të largohet nga Interi.

Mbrojtësi sllovak po kërkon që të luaj në një skuadër ku mund të fitoj trofe, andaj u ka bërë me dije nerazurëve se e kërkon largimin.

Bayern Munich është hedhur në sulm për shërbimet e Skriniar, pas dështimit të Barcelonës dhe Manchester Cityt për ta transferuar atë, përcjell “lajmi.net”.

Sllovaku mund të transferohet te bavarezët, vetëm nëse këta të fundit ofrojnë 80 milionë euro.

Interi nuk do të heq dorë aq lehtë nga mbrojtësi, andaj kërkon që ta marr shumën e majme nga shitja e tij. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.