Milan merr lajmin e tmerrshëm nga UEFA

47
SHARE

Milan ishte sanksionuar nga UEFA, pasi kishte shkelur rregullin financiar.

Milan ishte me fat që të mos humbiste vendin e tyre në Ligën e Evropës, por humbja ndaj Real Betisit sonte, mund ta sjellë atë më afër realitetit.

Sipas asaj që është raportuar nga ‘La Repubblica’ sot, sanksionet e para të UEFA-s do të vijnë në ditët e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Para së gjithash, Milan do të gjobitet me 20 milionë euro – një pagesë e rëndë për shkelje të rregullave.

Ekziston edhe mundësia që Milanit të mohohet mundësia për të regjistruar lojtarë të rinj për fazën e ardhshme të Ligës evropiane.

Së fundi, një marrëveshje e re për zgjidhjen e situatës do të vihet në vend për të frenuar tejkalimin financiar të Milanos – duke kufizuar investimet për tregun e ardhshëm të transferimeve. /Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.