Milan, marrëveshja për mbrojtësin në fazat e fundit

76
SHARE

Mbrojtësi i majtë i Milan, Luca Antonelli sot është stërvitur për herë të fundit në Milanello. Italiani do t’i bashkohet klubit të Empolit që sapo është promovuar në Serie A.

31 vjeçari mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin e ri në orët e ardhshme ose më së largu nesër në mëngjes, raporton Gianluca Di Marzio, para se të firmosë kontratën tre-vjeçare me Empolin, transmeton Transferimet.net.

Antonelli, që në tri sezonet e fundit ka djersitur fanellën e Milanit, është gati për aventurën e re me shpresë për të marrë një minutazh më të zgjeruar.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.