Milan arrin marrëveshje me klubin spanjoll

121
SHARE

Sevilla dhe AC Milan kanë arritur marrëveshje për transferimin e Andre Silva në La Liga në një huazim një-vjeçar.

Pas vetëm një sezoni në San Siro, portugezi do të luajë sezonin tjetër në Spanjë pas nuk impresionoi me Rossonerët, transmeton Transferimet.net.

Andaluzianët do të paguajnë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit dhe në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes.

Sevilla do të ketë mundësinë e transferimit të Silva për 30 milionë euro para datës 30 qershor 2019.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.