Mezi mposhtën modestët e Vidit, Sarri e gjen problemin: Nuk shfrytëzuam rastet

14
SHARE

Pas fitores minimale në Europa League, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri ka shprehur pakënaqësinë e tij me rastet e shpërdoruara nga lojtarët e tij.

“Kemi pasur raste në pjesën e parë që nuk i kemi konkretizuar, dhe kjo e bëri pjesën e dytë më të vështirë”.

“Ne kemi nevojë të luajmë më mirë në mbrojtje, pasi që e lejuam Vidin të krijojë raste”, vijoi ai.

“Jam i kënaqur që Alvaro Morata shënoi. Ai luajti mjaft mirë. Kjo paraqitje mund të jetë fillim për të që ta marrë vetëbesimin e duhur”, u shpreh Sarri.

“Të Kaltërit” e Londrës mposhtën modestët e Vidit me rezultat minimal 1-0.

© SYRI.net

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.