Messi zgjidhet më i miri, lë pas Ronaldon dhe Mbappen

24
SHARE

Lionel Messi është zgjedhur sulmuesi më i mirë në botë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappen, në përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë të bërë nga ekspertët e rrjetit ESPN.

Rrjeti ESPN ka bërë përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë në botë në pozitat e caktuara.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka arritur të lë pas Cristiano Ronaldon, për t’u zgjedhur lojtari më i mirë.

Në vendin e tretë është renditur sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ndërsa renditja ka vazhduar me Eden Hazard dhe Antoine Griezmann, përcjell ‘lajmi.net’.

Në pozitën e portierit, vendi i parë i ka takuar David de Geas, ndërsa në mbrojtje më i miri është zgjedhur Sergio Ramos.

Luka Modric, që së fundi fitoi Topin e Artë, është shpallur mesfushori më i mirë nga ESPN./Lajmi.net/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.