Mediat spanjolle zbulojnë 5 futbollistët që janë kundër Malcolm

94
SHARE

Malcolm ishte vendimtar mbrëmjen e djeshme duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm në barazim 1-1 ndaj Interit. Ish-lojtarit të Bordeaux iu deshën dy minuta për të treguar pse Barça nënshkroi me të. Për më tepër, goli i tij, erdhi me një dedikim për trajnerin e katalanasve: dua të luaj më shumë. Malcom, i cili shpërtheu në lot pasi shënoi, nuk ka patur një fillim të mirë te “blaugranat”. Pjesën më të madhe të kohës te Barça e ka kaluar në tribunë dhe janë të shumtë zërat që flasin për një largim të tijin në janar.

Sipas shtypi spanjoll, një listë prej 5 lojtarësh i kanë kërkuar dhe vazhdojnë t’i kërkojnë Valverdes të mos e aktivizojë. Messi, Luis Suarez, Pique, Rakitic dhe Sergio Busquets. Motivi? Si fillim, mendojnë se ka nevojë për një kohë të gjatë për t’u përshtatur me lojën. E tregoi në ndeshjen kundër Cultural Leonesa se nuk mund të jetë titullar. Për më tepër, ata kërkojnë që të ndihmojë edhe në mbrojtje.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.