Mediat franceze, ofertë nga Premier League për mbrojtësin e PSG

48
SHARE

Newcastle United ka një interesim të madh për mbrojtësin e ri të PSG, Stanley N’Soki dhe këtë e ka dëshmuar përmes një oferte zyrtare drejtuar gjigantit francez, raportojnë mediat në Francë.

Sipas “Yahoo Sport France”, përkatësisht gazetari Manu Lonjon, Newcastle ka lansuar një ofertë 7 milionë euro të gatshme plus 4 milionë në bonuse për francezin 19 vjeçar, transmeton Transferimet.net.

“Laraskat” janë në pritje të një përgjigjeje nga PSG, të cilët kanë kërkuar 10 milionë euro në dorë pa bonuse.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.