Mbrojtësi i Real Madridit ndjen mungesën e Ronaldos

35
SHARE

Largimi i Cristiano Ronaldos nga skuadra e Real Madridit ka lënë një boshllëk të madh që nuk po e zëvendëson askush.

Mbrojtësi i madrilenëve, Nacho, theksoi se skuadra e ka ndjerë shumë largimin e portugezit, por nuk duhet të dorëzohen.

E kam thënë këtë gjë disa herë. Nëse do të varej nga ne, ne do të donim ta kishim Cristianon në skuadër sepse e kishim për shumë vite me radhë dhe ai është një lojtar që e bën diferencën gjatë ndeshjeve. Por, kjo është një situata kur ne nuk mund të ndihemi keq për veten për shkak të Cristianos. Ai zgjodhi të largohej. Ne jemi mirënjohës për gjithçka që ka bërë për ne dhe i urojmë atij gjitha të mirat”, tha mbrojtësi i skuadrës së Real Madridit, Nacho.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.