Mbappe i ul vlerat Neymarit: Jam unë lideri i PSG-së

53
SHARE

Sulmuesi francez i Paris Saint Germain, Kilian Mbappe, është duke kaluar një moment të shkëlqyer duke shënuar shumë 10 gola në shtatë ndeshjet e fundit.

E teksa të gjithë flasin për paraqitjet e tij, edhe vetë lojtari ka lënë pas modestinë duke pranuar se e ndjen veten një lider.

“Skuadrës i nevojitej kjo fitore. Një ekip i mrekullueshëm varet nga liderët e saj dhe ata duhet ta bëjnë diferencën në momente më të rëndësishme të ndeshjes. Unë mendoj se mund ta marr këtë rol, dhe veçse e bëra këtë gjë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë të drejtë. Duam të vazhdojmë dhe të thyejmë rekordet e këtij sporti. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë ndeshje”, deklaroi kampioni i Botës.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.