“Mbappe do ta fitojë Topin e Artë, PSG klubi i fundit në Evropë”

39
SHARE

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka mbështetur shokun e skuadrës Kylian Mbappe që një ditë të fitojë Topin e Artë.

Fituesi i Kupës së Botës pritet të jetë në mesin e të nominuarve për çmimin e madh individual kur ata të zbulohen nga revista France Football më 9 tetor, edhe pse 19-vjeçari nuk shihet si një nga kryesorët.

Megjithatë, Di Maria nuk beson se do të shkojë shumë kohë përpara se sulmuesi i talentuar francez ta arrijë një sukses të tillë.

“Nëse ai vazhdon në këtë nivel, ai mund ta fitojë atë në çdo vit”, ka thënë fillimisht Di Maria për programin Telefoot të TF1.

Di Maria dhe Mbappe gjatë ndeshjes Argjentinë-Francë (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

“Ne shohim në secilën nga ndeshjet e tij potencialin që ai ka – ai e shfrytëzon atë çdo herë, edhe pese është vetëm 19 vjeç”.

Di Maria tregoi gjithashtu se po kalon mirë te skuadra franceze, teksa shtoi se PSG do të jetë klubi i tij i fundit në Evropë.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, kështu që mund të pres vetëm për të parë se çfarë do të ndodhë”.

“Klubi e di atë që dua, do të shohim. Do të doja të vazhdoja këtu, por gjithmonë kam thënë se do të doja të përfundoja karrierën time në Argjentinë. Shpresoj që klubi im i fundit në Evropë të jetë Parisi”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.